Fifi i bën një kërkesë publikisht Ramës …
Filloreta Raçi e njohur me emrin Fifi është padyshim një nga këngëtaret e preferuara të publikut të cilin e ka bërë për vete jo vetëm me talentin, por edhe me tipin e saj moskokëçarës që i thotë gjërat troç.
Fifi është gjithashtu ndër më të komentuarat në media e sidomos së fundmi ku shpeshherë është bërë pjesë e sulmeve të ndryshme, siç ndodhi me Taynën apo me Ana Likën.
Ajo ishte e ftuar dje në emisionin “Trokit” ku i bëri një kërkesë publike kryeministrit Edi Rama.
Këngëtarja u shpreh:
Aman, atë pashaportën. Zoti kryeministër Rama atë pashaportë! Po ta bëj kërkesën mediatikisht live, si i bëhet për ta marrë?! Ok, e di që është Presidenti që ta jep, por Rama mund të më ndihmojë”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



