Finalizohet operacioni policor “Prita”, kapen 48 kg drogë. Dy në pranga. Policia jep detaje
Në kuadër të luftës për parandalimin e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, kontrollit të pandërprerë të territorit nga ana e shërbimeve policore, thirrjes së qytetarëve për të bashkëpunuar me Policinë në luftë kundër paligjshmërisë, bazuar në informacionet e adresuara nga qytetarët se dy shtetas dispononin lëndë narkotike dhe po përgatiteshin për të kultivuar bimë narkotike, nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve pranë DVP Vlorë, në bashkëpunim me Patrullën e Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Vlorë është organizuar dhe zhvilluar operacioni policor i koduar “Prita”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



