E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Finalja e UEFA Europa League mes Romës dhe Sevilias me penallti
Sport

Finalja e UEFA Europa League mes Romës dhe Sevilias me penallti

Pavarësisht përfundimit të kohës së rregullt, finalja e madhe e UEFA Europa League mes Sevilla e Roma do t’i drejtohet penalltive edhe pas 2 pjesëve të kohës shtesë, për të mësuar kampionin e këtij edicioni, pas mbarimit të 90 minutave me rezultatin 1 me 1.

Golin e parë e gjetën “gladiatorët” e Jose Mourinho, teksa gjithçka nisi nga një goditje dënimi e ekzekutuar me shpejtësi nga qendërmbrojtësi Gianluca Mancini, me këtë të fundit që çon një top perfekt te argjentinasi Dybala, i cili ballë për ballë me portierin Bono nuk gabon duke e çuar topin në rrjetë, në minutën e 35-të të sfidës.

Në pjesën e dytë vjen dhe kundërpërgjigja e spanjollëve, me aksionin që nisi nisi nga këmbët e “veteranit”, Jesus Navas, me spanjollin që dërgon një krosim fantastik në zonën e “romakëve”, aty ku Gianluca Mancini i pozicionuar jo siç duhet, devijon topin duke e çuar në rrjetën e tij, në minutën e 55’-të të sfidës.

Tashmë nuk mbetet gjë tjetër përveç se të zhvillohen dhe minutat e mbetura të sfidës, për të mësuar se kush do të jetë kampion i këtij edicioni të UEFA Europa League. 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.