E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Finalja /Formacionet zyrtare të finales: Itali – Angli
Publik News

Finalja /Formacionet zyrtare të finales: Itali – Angli

Sot në orën 21:00 në “Wembley” do të luhet finalja e Kampionatit Europian mes Italisë dhe Anglisë.

Dy përfaqësueset duan vetëm fitoren në mënyrë që të marrin epitetin e kampionit të Europës. Anglia do të kërkojë të bëjë histori para 60 mijë tifozëve të saj, çka e kanë cilësuar të gjithë së favorite dhe prej pranisë së publikut. Italianët, si gjithmonë të ftohtë dhe cinik nuk është se ndikohen nga situatat në stadium pasi vetë trajneri Roberto Mançini është shprehur se përqendrimi në fushë do të jetë maksimal.

Sa i përket 11-sheve, Mançini ka vendosur t’i besojë të njëjtës skuadër si në gjysmëfinalen ndaj Spanjës duke hedhur në sulm treshen Kieza-Insinje-Imobile. Sauthgejt i ka besuar sulmin Sterling dhe kapitenit Kejn.

Formacionet zyrtare:

Itali (4-3-3): Donnarumma; Di Lorenzo, Chiellini, Bonucci, Emerson; Barella, Verratti, Jorginho; Chiesa, Inisgne, Immobile

Angli (5-3-2): Pickford; Walker, Maguire, Stones, Shaë, Trippier; Phillipes, Rice; Mount; Sterling, Kane

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.