E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Financieri” i Habilajve ikën në Itali
Lajme

“Financieri” i Habilajve ikën në Itali

Qeveria i heq Prokurorisë dëshmitarin kyç të dosjes për Tahirin

Nezar Seiti, i njohur si “financieri” i grupit Habilaj, u ekstradua në Itali mesditën e djeshme. Policia e Shtetit njoftoi dje se 41-vjeçari nga Gjormi i Vlorës, iu dorëzua autoriteteve italiane, dje në orën 11:40, nga oficerët e Interpol Tiranës.

Në njoftimin zyrtar, Policia theksoi se Ministria e Drejtë- sisë kishte urdhëruar dorëzimin e Nezar Seitit tek autoritetet italiane, brenda datës 30 janar 2018.

Nisur nga polemikat që shoqëruan lajmin e ekstradimit të Seitit, në një kohë kur ndaj tij ka një masë “arrest me burg” nga Gjykata e Krimeve të Rënda, pati një reagim edhe nga Ministria e Drejtësisë.

Sipas Ministrisë, vendimi është marrë në përputhje me vendimin e Gjykatës së Tiranës, që i hapi rrugë ekstradimit të tij, më datë 29 dhjetor të vitit të kaluar. Sipas Ministrisë së Drejtësisë, Prokuroria e Përgjithshme dhe as Gjykata nuk e kishin njoftuar se Nezar Seiti ishte në hetim, apo kishte ndonjë pengesë tjetër ligjore për ekstradimin e tij.

MINISTRIA E DREJTESISE

Në një deklaratë lidhur me ekstradimin drejt Italisë të Nezar Seitit, Ministria e Drejtë- sisë tha dje se janë ndjekur me përpikëri të gjitha procedurat ligjore të parashikuara në Kodin e Procedurës Penale, Konventës Europiane të Ekstradimit, Marrëveshjen ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Italisë dhe Konventës Europiane për ndihmë juridike dhe çështje penale.

Më datë 20 tetor 2017, jemi njoftuar nga Interpoli Tiranë mbi arrestimin e shtetasit Nezar Seiti, me qëllim ekstradimin drejt Italisë në bazë të urdhër arrestit ndërkombëtar, të lëshuar nga Gjykata e Katanias, më 12 tetor 2017, për veprën penale ‘Organizatë kriminale me qëllim trafikimin e narkotikëve’.

Më datë 24 tetor i kemi përcjellë Prokurorisë së Përgjithshme njoftimin e Interpolit Tiranë, me qëllim kryerjen e veprimeve nga ana e Prokurorisë për të kërkuar nga autoritetet italiane dërgimin e akteve”, tha dje Ministria e Drejtësisë.

Prokuroria e Përgjithshme, më 10 janar 2018, ka vënë në dijeni Ministrinë e Drejtësisë lidhur me vendimin e Gjykatës së Tiranës, datë 18 dhjetor 2017, i cili ka marrë formë të prerë më datë 29 dhjetor 2017, duke vendosur miratimin e kërkesës së Prokurorisë së Tiranës për lejimin e ekstradimit të shtetasit Nezar Seiti.

“Bazuar në këtë vendim të Gjykatës së Tiranës, përcjellë nga Prokuroria e Përgjithshme te Ministria e Drejtësisë më 10 janar 2018 dhe në kushtet kur Ministria nuk ka pasur asnjë informacion apo akt tjetër procedural nga Prokuroria e Përgjithshme, si dhe nga Gjykata mbi ekzistencën e ndonjë pengese të mundshme ligjore për ekstradimin e shtetasit Nezar Seiti, ka dhënë miratimin për ekstradim”, tha Ministria e Drejtësisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.