E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Firma shtetërore e pasaportave“IdentiTek” e nis punën me probleme, nuk ka kuponë emergjentë/ Qytetarja: Askush nuk përgjigjet, po na djegin punën
Lajme

Firma shtetërore e pasaportave“IdentiTek” e nis punën me probleme, nuk ka kuponë emergjentë/ Qytetarja: Askush nuk përgjigjet, po na djegin punën

“IdentiTek”, firma shtetërore për prodhimin e pasaportave biometrike dhe kartave të identitetit, ka nisur punën mbrapsht, duke shkaktuar shqetësime për qytetarët. Edhe pse ish-ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, premtoi zvogëlimin e çmimit dhe eliminimin e burokracisë, qytetarët raportojnë mungesën e kuponeve për pasaporta emergjente.

Qytetarët, veçanërisht emigrantët, përballet me vështirësi të mëdha, pasi nuk mund të aplikojnë për kupon emergjent për të kthyer me urgjencë në vendet ku jetojnë dhe punojnë. Kjo situatë po shkakton humbje ekonomike dhe dëmtim të vendit të punës.

Shefja e “IdentiTek”, Loina Prifti, duket se nuk është e interesuar për këtë problematikë, ndërkohë që zyrtarisht është drejtuese e kompanisë.

Ministri i ri i Brendshëm, Taulant Balla,   ka reaguar ndaj këtij ndryshimi dhe sipas informacioneve tona ka kërkuar  që kompania shtetërore të marrë  masave  të shpejta për të përmirësuar situatën.

Ky situatë ka nxitur një reagim të fuqishëm nga qytetarët, të cilët ankohen për mungesën e zgjidhjeve dhe koordinim të përshtatshëm. Ndërkohë, “IdentiTek” nuk po përmbush aspektin kryesor të shërbimit publik, duke dëmtuar besimin e qytetarëve ndaj shtetit.

Pritet që kjo situatë të zgjidhet sa më shpejt, dhe qytetarët të kenë mundësinë për të aplikuar për pasaporta dhe karta të identitetit pa vështirësi dhe ndërprerje të panevojshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.