Firmoset “marrëzia”/ 16 mln dollarë borxh për heqjen e gurëve në autostradën Tr-Elb
Janë botuar ditën sotme vendimet e miratuaranë mbledhjen e Këshillit të Ministrave, ku mes të tjerash bie në sy marrja borxh e 16 milionë dollarëve për riparimet e rrugës Tiranë-Elbasan.
Qeveria shqiptare do të marrë 16 milionë dollarë borxh tek Fondi OPEC për riparimin emergjent të autostradës Tiranë-Elbasan.
Po riparohet një autostradë që akoma nuk ka përfunduar, më saktë ky fond është marrë për segmentin në dalje të tunelit ku është shembur një masiv shkëmbor pre disa muajsh.
Autostrada Tiranë-Elbasan është paradoks më vete, punimet për hapjen e tunelit kanë filluar në vitin 2011, ndërsa punimet për segmentin Nr 1 dhe segmentin Nr 3 kanë filluar në vitin 2012 dhe parashikohej të mbylleshin brenda një periudhe 18-mujore.
Jemi në vitin 2018, 6 vite pas ose e thënë 72 muaj që nga 2012-ta dhe kjo autostradë është bërë si mishërimi i fjalës “shto ujë, shto miell”, me ndryshimin se këtu vetëm po shtohen fonde dhe asgjë nuk duket në vijë për mbarimin e saj.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



