E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Fisi Rraja dinte çdo bisedë që bëhej në tavolinë nga policia e Krujës dhe kush kishte bërë kallëzimet për guroret
Lajme

Fisi Rraja dinte çdo bisedë që bëhej në tavolinë nga policia e Krujës dhe kush kishte bërë kallëzimet për guroret

Fisi Rraja kanë pasur informacion se kush i ka bërë kallëzimet si nga komisariati ashtu dhe nga pushteti, pasi një prej familjarëve të tyre është dhe deputet, Rrahman Rraja.

Fisi Maja kishte  zgjedhur rrugën ligjore lidhur me shqetësimet që kishin për guroren, por Rraja tentuan të regjistrojnë dhunën e ushtruar ndaj dy kushërinjve për të treguar forcën dhe ndikimin që kanë në zonë.

Pjesë nga biseda e gazetarit 

“Nuk janë ankuar vetëm familjarët e fisit Maja por edhe banorë të tjerët, të cilët kanë bërë dhe protestë”

Pse kemi arritur në këtë situatë mes dy fiseve Maja dhe Rraja?

Si duket ka qenë pikërisht familja Maja që ka përfaqësuar të tjerët duke bërë kallëzime, si duket fisi Rraja kanë informacion brenda komisariatit dhe nga pushteti, pasi një familjar i tyre është deputet. Si duket i kanë siguruar dhe informacion se kush e ka bërë denoncimin. Ditën e ngjarjes ka pasur dhe një takim mes inxhinierit të gurores dhe familjarëve Maja, për të zbutur intensitetin e shpërthimeve. Fisi Rraja e dinte fare mirë se çfarë po bisedohej në tavolinë.

Ka pasur reagim nga fisi Maja pas ngjarjes?

Fakt interesant është se familja Maja ka qenë mbi 10 persona dhe kanë shkuar eskortë në lokal, e kanë ditur fisi Rraja mbi kallëzime por Majat kanë zgjedhur rrugën ligjore. Një person duket në video që ka qenë i armatosur, edhe pse është një zonë që kontrollohet shpesh nga policia për shkak të ngjarjes.

Kanë qenë vetë të dhunuarit të cilët kanë tentuar të kontaktojnë me ne për të bërë publike ngjarjen, si duket kanë pasur informacion dhe kanë dashur mbështetjen e medias, ku dhe ne kemi nxjerrë pamjet e rënda. Vetëm publikimi i këtyre videove ka pasur reagim. Vetëm dje ne si media mundëm të identifikojmë një tjetër person për Rrexhep Rrajën nipin e deputetit i cili shfaqet duke ushtruar dhunë. Fisi Maja kanë bërë një deklaratë të fortë, që nëse nuk bëhet drejtësia do vazhdojnë vetëgjyqësinë, në bazë të kanunit.

Video ka dalë vetë nga fisi Rraja për të treguar forcën që kanë dhe komisariati nuk e ka forcën por me publikimin e videos dolën bllof, vëllai i deputetit ishte i armatosur.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.