E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Fitorja e PS në zgjedhjet e 2013-ës, ja si e kujton Edi Rama pas 8 vitesh në qeveri
Publik News

Fitorja e PS në zgjedhjet e 2013-ës, ja si e kujton Edi Rama pas 8 vitesh në qeveri

]Ajo që bie në sy në postimin e Ramës është se ai ka retushuar historinë, pasi faktikisht zgjedhjet e 23 qershorit 2013 i fitoi “Aleanca për Shqipërinë Europiane”, e cila ishte një koalicion paraelktoral mes Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Marreveshja e 2 prillit

Tetë vite më parë pas zgjedhjeve të 23 qershorit, Partia Socialiste fitoi vetëm 65 mandate me të cilat nuk mundej dot, që ta bënte Edi Ramën kryeministër për herë të parë. Ishin 16 mandatet e fituara nga LSI, të cilat e mundësuan ardhjen e tij dhe të PS në pushtet në vitin 2013.

Kujtojmë se në 22 Prill 2013 në qytetin e Shkodrës, Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim nënshkruan një  marrëveshjes bilaterale, duke zyrtarizuar koalicionin parazgjedhor “Aleanca për Shqipërinë Europiane”.

Në emër të dy partive, Ralf Gjoni nga Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Taulant Balla nga Partia Socialiste lexuan para të pranishmëve Kartën e Parimeve të bashkimit PS dhe LSI. Pas kësaj marrëveshja u firmos nga dy kryetarët respektivë, Edi Rama dhe Ilir Meta në përfundim të punimeve të konferencës ballkanike të Partive Socialiste Europiane që u mbajt në Shkodër.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.