Fituan 15 mijë euro duke mashtruar, arrestohen punonjësit e agjencisë turistike
Dy punonjës të një agjencie turistike janë arrestuar, sepse kanë fituar 15 mijë euro duke mashtruar klientët.
Bëhet fjalë për shtetasit K. K., 22 vjeç, dhe R. H., 24 vjeç, të dy banues në Tiranë, të cilët janë vënë në pranga për veprat penale “Mashtrimi”, kryer në bashkëpunim, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.
Dyshohet se kanë mashtruar klientët e agjencisë turistike ku punonin, pasi i kanë marrë paratë për rezervimin e biletave për vajtje-ardhje dhe për akomodim në hotel, por kanë blerë vetëm biletën për vajtje në destinacion.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



