E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Fituesi i “Topit të Artë 2023” do të jetë Leo Mesi
Lajme

Fituesi i “Topit të Artë 2023” do të jetë Leo Mesi

Fituesi i “Topit të Artë 2023” do të jetë Leo Mesi, me gazetarin e njohur Fabricio Romano që ka konfirmuar çdo gjë.

mesi

Ylli argjentinas do të marrë këtë çmim për herë të tetë në karrierën e tij, më shumë se çdo lojtarë tjetër në historinë e futbollit.

Gjithsesi kjo gjë duket se nuk është pëlqyer aspak nga fansat, të cilët e quajnë si grabitjen më të madhe në historinë e këtij sporti, pasi e meriton Erling Haland.

Norvegjezi ishte lojtari kyç i Mançester Sitit në triumfin e “Tripletës”, me statistikat e tij që ishin jashtë normales.

Edhe pse fitoi Kupën e Botës në Katar, fansat mendojnë se sezoni i dobët me PSG-në dhe transferimi i tij në SHBA te Inter Majemi bëjnë që Mesi mos ta meritojë këtë çmim.

Disa nga komentet kundër tij ishin: “Do të jemi dëshmitarë të grabitjes më të madhe në historinë e futbollit më 30 tetor 2023”, “Kjo është e turpshme. E dua Mesin, por nëse ai fiton ‘Topin e Artë’ për këtë vit, atëherë mendoj se ky çmim do të humbë edhe pjesën e mbetur të besueshmërisë”, “Ky mesazh vjen nga një tifoz i përjetshëm i Mançester Junajtid, por Haland është fituesi i vërtetë!”, “Një tjetër grabitje”, “Futbolli ka mbaruar” etj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.