Fjalët e fundit të nënës: Më jep ujë se vdiqa …

“Më jep ujë se mbarova”. Këto janë fjalët e fundit që Altin Sejdiu nga Durrësi, dëgjoi nga nëna e tij pak para se të ndërronte jetë në spitalin Covid-3.
Këto fjalë të dhimbshme, ka bërë që djali të denoncojë infermieret e spitalit Covid-3 se nuk i kanë dhënë asnjë pikë ujë të ëmës.
Altin Sejdiu: Denoncoj spitalin Covid 3 për arsye se nëna një javë në spital më kërkonte ndihmë, ujë, ujë, ujë”.
Nga doktorët jam i kënaqur as lekë më kanë kërkuar asgjë, por ama infermierët, edhe ndërresat që i sillja edhe ato i gjeta sic i kisha cuar, mi dhanë dje mkur ndërroi jetë nëna.
Nëna pardje më mori në telefon në orën 6 të mëngjesit nuk e dëgjoja dot se vetëm merrte frymë më mori në ora 7 më tha më ndihmo më jep ujë se mbarova. kaq ishte telefonata e fundit që mori.
Dihet që kush merr oksigjen i thahet goja për ujë, nëna kishte hequr dhe gojën e ishte çarë nga oksigjeni e i ishte carë goja pa ujë, është tmerr edhe hasmit nuk i ndalohet uji.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



