E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Fjalori tmerrues i Ramës tremb femijët/ Ndërpritet seanca
Lajme

Fjalori tmerrues i Ramës tremb femijët/ Ndërpritet seanca

Edi Rama mbajti një fjalim me ngjyra horrori  duke përmendur kocka, skelete, barbarë dhe thika. Të ftuar në kuvend ishin e disa fëmijë  të ndiqnin seancën, atëherë u vendos ndërprerja e seancës deri në largimin e tyre.Rama po mbante një fjalim të frikshëm me tone të ashpra dhe plot fyerje për opozitën;

”Po kujt t’i flasësh? Këta nuk kanë atdhe. Nuk kanë as din dhe as iman. Kur marrin mikrofonat, tjetërsohen. Thonë kështu e ka politika, ngulja thikën kujt të mundesh, ku të mundesh sa të mundesh. madje po e hëngri dhe vendi yt, s’ka problem.

Kështu i ka mësuar baca, nga i cili kujtojnë se janë ndarë. Tani i ka ndarë Amerika se janë ca që nuk pyesin për Amerikën, janë ca që mendojnë se mos i ndodh gjë Amerikës se po e mbështesin. Po të shikosh historikun e rezolutave është ajo që ju thashë, sa herë kanë një problem, me vrap të zhvarrosin kockat deri në Srebrenicë, dhe pastaj hyjnë në garë se kush kap dhe kush bluan më shumë kocka nga ato të Srebrenicës këtu në parlament. Barbarë. Barbarë firmato të gjithë. Ju kujtohet Kosova këtu dhe kujtohen t’i bien Millosheviçit në botën tjetër sa herë bota reale iu lëviz nën këmbë,” tha Rama.

Pas këtij fjalimi fëmijë patën një reagim jo të mirë gjë e cila çoi në ndërprerjen e seancës.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.