E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Flakët shkrumbojnë totalisht ‘Mesopotam Agrotourism Resort’
Lajme

Flakët shkrumbojnë totalisht ‘Mesopotam Agrotourism Resort’

Një zjarr i fuqishëm ka shkrumbuar plotësisht resortin “Mesopotam Agroturizëm”, përgjatë aksit rrugor Sarandë–Syri i Kaltër. Flakët kanë përfshirë strukturën në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Sipas të dhënave paraprake, zjarri ka nisur rreth orës 05:30 dhe është përhapur me shpejtësi në ambientet e resortit. Pavarësisht ndërhyrjes për shuarjen e flakëve, godina është dëmtuar rëndë dhe është djegur në tërësi.

Ende nuk dihen shkaqet që kanë shkaktuar zjarrin. Grupi hetimor pritet të kryejë verifikimet në vendngjarje dhe të analizojë provat për të përcaktuar nëse flakët kanë ardhur si pasojë e një defekti teknik, një pakujdesie apo ndonjë rrethane tjetër.

“Mesopotam Agroturizëm” ishte një prej investimeve turistike të ngritura vitet e fundit në zonën e Mesopotamit. Resorti ishte ndërtuar rreth tre vite më parë dhe ishte kthyer në një destinacion të njohur për turistët dhe vizitorët që lëviznin përgjatë rrugës Sarandë–Syri i Kaltër.

Zjarri i mëngjesit të sotëm ka shkaktuar dëme të mëdha materiale, ndërsa deri në këto momente nuk raportohet për persona të lënduar.

Hetimet do të përcaktojnë shkaqet e zjarrit dhe rrethanat në të cilat resorti u përfshi nga flakët.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.