Flamur Noka lë nam: Skenderbeu e ngriti flamurin në Vlorë!
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ishte sot në Vlorë së bashku me një grup demokratësh për të bërë homazhe në varrin e Ismail Qemalit, në kuadër të aktiviteteve për 28 Nëntorin.
Gjatë një prononcimi për mediat, teksa përcillte urimet për Festën e Pavarësisë, Noka pati një lapsus që nuk kaloi pa u vënë re. Ai deklaroi fillimisht:
“Është 28 Nëntori, dita kur Skënderbeu ngriti Flamurin në Vlorë…”
Lapsusi i tij u korrigjua menjëherë:
“…ëëë, kur Skënderbeu ngriti Flamurin në Krujë, dhe Ismail Qemali ngriti Flamurin në Vlorë.”
Gabimi u bë në një moment simbolik, pikërisht përpara varrit të plakut të Vlorës dhe në ditën më të rëndësishme të historisë shqiptare. Megjithatë, Noka e rregulloi deklaratën pa vijuar më tej incidenti.
Ky nuk është lapsusi i parë i një politikan nga skena publike në ditë zyrtare, por vjen në një moment ku partitë politike zhvillojnë aktivitetet e tyre për Festën e Pavarësisë në qytetin historik të Vlorës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



