E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Flamur Noka shkarkohet si Nënkryetar i komisionit të Sigurisë, Basha e paralajmëron për përjashtimin nga…
Publik News

Flamur Noka shkarkohet si Nënkryetar i komisionit të Sigurisë, Basha e paralajmëron për përjashtimin nga…

Pas debateve në grupin parlamentar të PD-së të zhvilluar mbrëmjen e kaluar, deputeti Flamur Noka është shkarkuar si Nënkryetar i Komisionit të Sigurisë.

Partia Demokratike njofton se kryetari Lulzim Basha gjithashtu e ka paralajmëruar Nokën për përjashtim nga grupi parlamentar i demokratëve.

Arsyeja e këtij vendimi sipas selisë blu, është shndërrimi i mbledhjes së Kryesisë së Grupit në një laborator të prodhimit të gënjeshtrave dhe akuzave ndaj krydemokratit Lulzim Basha.

Në njoftimin për media, PD sqaron se këto shpifje dhe sajesa të përsëritura dëmtojnë interesin e partisë dhe të demokratëve dhe zhvendosin vëmendjen e opozitës në betejën e tyre politike.

NJOFTIM PER SHTYP I PARTISE DEMOKRATIKE

Sot Kryetari i PD Lulzim Basha i ka komunikuar shkarkimin nga funksioni i Nënkryetarit të Komisionit të Sigurisë Flamur Nokës, si dhe e ka paralajmëruar për përjashtimin e tij nga Grupi Parlamentar.

Arsyeja e këtij vendimi është shndërrimi i mbledhjes së Kryesisë së Grupit në laborator të prodhimit të gënjeshtrave për të baltosur Kryetarin dhe Partinë Demokratike, duke sajuar diskutime apo qëndrime, të pathëna dhe të paqena. Këto shpifje dhe sajesa të herëpashershme dhe të përsëritura, dëmtojnë interesin e Partisë Demokratike dhe të demokratëve, duke shfokusuar vëmendjen e betejës së opozitës ndaj të vetmit kundërshtar që është armiku i Shqipërisë dhe shqiptarëve Edi Rama.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.