Flamur Noka vë ‘me shpatulla pas murit’ Albana Koçiun
“Drejtori i Policisë s’ju njeh juve si ministre”
Deputeti Flamur Noka ka hedhur akuza të forta ndaj ministres së Brendshme, Albana Koçiu, për gjendjen e sigurisë dhe emërimet në Policinë e Shtetit.
Noka u shpreh se realiteti i sigurisë në vend është “drithërues për çdo shqiptar”:
“Zonja tha që në luftën kundër krimeve të rënda dhe krimit të organizuar është bërë përparim. Po zonjë, është bërë përparim, sepse nga bandat kriminale tashmë janë institucionalizuar kartelet dhe Shqipëria është i vetmi vend që konsiderohet narkoshtet në Europë. Duke qartë sa është kontributi i Policisë së Shtetit në këtë sektor. Jemi i vetmi vend që nuk kemi polici të shtetit si tjetër, por kemi një narkopolici.”
Ai tha se drejtori dhe nëndrejtori i Policisë së Shtetit nuk janë të emëruar sipas ligjit, por sipas interesave të karteleve:
“Drejtori i Policisë së Shtetit nuk e di a ju njeh juve për ministre së bashku me nëndrejtorin. Edhe kryeministri kur ju emëroi tha që do merreni me adresat dhe gjendjen civile, nuk iu dha fushën mbase që të keni akses te Policia e Shtetit. Jemi i vetmi vend që drejtorin dhe nëndrejtorin e Policisë së Shtetit nuk i ka caktuar ligji, as vullneti politik. I kanë caktuar kartelet, përkatësisht Ilir Proda drejtor i përgjithshëm i Policisë së Shtetit është emërtesë e Suel Çelës. Neritan Nallbati nëndrejtor për krimin e organizuar është emërtesë e kartelit të Troplinit. Flitet për pagesa mujore që këta zotërinj marrin nga kartelet për t’u shërbyer.”
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



