E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Flamur Noka:Agresion ndaj Berishës, skenar i pushtetit
Publik News

Flamur Noka:Agresion ndaj Berishës, skenar i pushtetit

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka reaguar me tone të ashpra për sulmin nga Gerti Shehu ndaj kreut të PD-së, Sali Berisha në nisje të protestës së opozitës.

Në një deklaratë për shtyp, Noka e cilësoi agresionin si skenar të pushtetit, të organizuar sipas tij nga kryeministri Edi Rama, ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi dhe Ardi Veliu, drejtori i ri Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

Ai tha se sulmi kishte tre qëllime, plagosjen e Berishës për t’i mbyllur gojën, acarimin e opozitës për akte dhune e përplasjeje dhe shmangien e kreut të PD-së dhe opozitës si faktor dhe intelegutor me Perëndimin dhe paraqitjen e saj si një forcë destabilizuese dhe anti-europiane.

Deklarata e plotë:

Pak orë nga agresioni është i qartë se atentati politik dhe i pabesë nga lideri i opozitës, Sali Berisha u realizua nga Edi Rama, Bledi Çuçi, dhe Ardi Veliu. Informatori i policisë ishte porosia direkte e pushtetit. E gjitha ishte e organizuar si skenar i pushtetit me tre qëllime:

Së pari, plagosjen e Sali Berishës me qëllim mbylljen e gojës së liderit të opozitës, dhe rrjedhimisht shqiptarët sot, të mos kishin zë ndryshe nga zëri i regjimit

Së dyti, acarimin e pushtetësve të PD dhe opozitës në një shkallë që do t’i shtynte ata përtej arsyes dhe dhunës dhe përplasjes.

Dhe së treti, shmangien e Berishës dhe opozitës si faktor dhe intelegutor me Perëndimin dhe paraqitjen e saj si një forcë destabilizuese dhe anti-europiane.

Gjatë gjithë javës, për të arritur këtë qëllim, pushteti u mundua ta pikturonte me ngjyrat e Rilindjes ekran më ekran, nëpërmjet skllevërve të pushtetit, një opozitë gjasme të dhunshme.

Skenari iu mbeti përgjysmë për t’u hakmarrë për këtë fakt, pasi gjakosën liderin e opozitës. Çuci me porosi të Ramës dha urdhër të shpalleshin në kërkim dy demokratë, për fajin e vetëm sepse ata u përpoqën dhe neutralizuar informatorin e futur të Edi Ramës.

Për të kuptuar se agresori ishte njeri i partisë, i lëshuar rrugëve të Tiranës në kërkim të gjakut, mjafton të besojmë të fakti se akoma pa u realizuar atentati doli nga zyra e Çuçit dhe e Fugës akt ekspertiza false ku sukmuesi konsiderohej me probleme mendore. Probleme mendore sot ka vetëm një njeri dhe ai quhet Edi Rama. Gjakmarrës serial, siç e pohon edhe vetë te libri Kurbani dhe një gjenerator i krimit të vazhdueshëm të politikës shqiptare. Me dhunën e korrupsionit ka blerë votat, me dhunën e papunësisë ka përzenë shqiptarët nga shtëpitë e veta, me dhunën e varfërise mban veten në pushtet. Me dhunën fizike kërkon të hakmerret ndaj opozitës.

Llogaritë i ka bërë gabim.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.