E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Flasin familjarët e Deas, gruas së Santiagos që e vranë në atentat: I kishte lënë pas historitë e vjetra
Lajme

Flasin familjarët e Deas, gruas së Santiagos që e vranë në atentat: I kishte lënë pas historitë e vjetra

Santjago Malko, 26-vjeçari i ekzekutuar me breshëri kallashnikovi mbrëmjen e të martës (27 gusht) në kryeqytet, la pas bashkëshorten e ve dhe dy fëmijë të mitur, njëri prej tyre vetëm disa muajsh.

 

I riu ishte i martuar me ish-efektiven e Policisë Dea Riçku, me origjinë nga Dibra dhe së bashku kishin dy fëmijë, një vajzë tre vjece dhe djalin 14 muajsh, të cilët tani do të rriten pa baba.

 

 

dea

Cifti ishte njohur dhe dashuruar në Akademinë e Sigurisë, ku kishin bërë kurs për polic.

makina e santiagos

Malko kishte përfunduar kursin për Patrullë të Përgjithshme dhe ka qenë pjesë e kësaj strukture në Policinë e Tiranës vetëm për 3 muaj, më pas është tërhequr vetë nga Policia.

Ndërsa bashkëshortja e tij ka qenë pjesë e Policisë së Tiranës, në njësinë “Shqiponja”, por edhe kjo është tërhequr nga Policia pas problemeve që pati në vitin 2016 Santiago Malko, ku u përfshi në një ngjarje të rëndë kriminale, ku dy vëllezër dhe ish-polici Malko u përplasën fizikisht, vetëm disa metra larg Drejtorisë së Policisë së Tiranës mbrëmjen e datës 14 prill 2016. Atë kohë burimet thanë se konflikti dyshohej të kishte ndodhur për shkak të një borxhi të pakthyer.

Që atë kohë, cifti u fejua dhe pas largimit nga Policia, krijuan jetën e tyre familjare, duke nisur edhe një biznes privat, me veshmbathje. Në këtë biznes ishin të vetpunësuar ish policja Dea dhe motra e Santiagos.

rruga

Në një prononcim për gazetën Panorama, familjarët e Deas, e cila tani do duhet të rrisë e vetme dy fëmijët e saj të mitur, tregojnë se Santiago i kishte lënë pas historitë e vjetra dhe i ishte futur rrugës së fesë, duke u bërë një besimtar mysliman i devotshëm dhe familjar i devotshem për dy fëmijët e tij. Një dramë për një vajzë të re në moshë, e cila mbeti pa krahun e saj të djathtë, bashkëshortin dhe e vetme të përballojë sakrificat e rritjes së dy fëmijëve të mitur, ku djali ishte aq i vogël sa nuk arriti as ta njihte mirë të atin, ndërsa vajza do e mbajë mend gjithnjë fytyrën e tij sic e ka njohur deri dje.

1566986183_1

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.