E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Flasin të mbijetuarit: E gjitha ndodhi brenda 1 minute, shoferët ishin në gjumë…
Publik News

Flasin të mbijetuarit: E gjitha ndodhi brenda 1 minute, shoferët ishin në gjumë…

Orë pas ore dalin detaje të reja nga aksidenti tragjik që ka ndodhur sot në Kroaci, ku autobusi i linjës Frankfurt – Prishtinë ka humbur kontrollin e si pasojë kanë humbur jetën 10 persona, e mbi 30 persona të tjerë kanë mbetur të lënduar.

Deri tani, dy prej personave që kanë arritur të mbijetojnë nga aksidenti i rëndë, kanë dhënë një prononcim për mediat në Kosovë.

Ata kanë treguar se si ndodhi ngjarja.“E gjitha ndodhi brenda një minute. Vetëm kur kemi parë që është rrëzuar autobusi. Kemi parë kiamet. Shoferët kanë qenë në gjumë. Ata janë ndërruar kohë pas kohe”, ka thënë pasagjeri.

Një pasagjer tjetër, ka treguar se të lënduarit janë mirë.

“Autobusi ka shkuar zvarrë diku rreth 100 metra. Të lënduarit janë mirë”, ka thënë ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.