E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Flet ambasadori britanik: Këshilli politik i kësaj reforme nuk e ka përfunduar ende misionin
Publik News

Flet ambasadori britanik: Këshilli politik i kësaj reforme nuk e ka përfunduar ende misionin

Duncan Norman, ambasador i Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, i cili ka qenë aktiv për të inkurajuar palët në realizimin e Reformës Zgjedhore, thotë se këshilli politik i kësaj reforme nuk e ka përfunduar ende misionin dhe duhet ti rikthehet punës. 

“Pati në fillim të mirë. Ishte nga ato çështjet kur për herë të parë të gjitha partitë bisedonin bashkërisht duke i bashkuar ato. Progresi është i qëndrueshëm dhe pati ecje përpara. Por fatkeqësisht situata më Coronavirus bëri që gjërat të ndalonin pikërisht atëherë kur ishte bërë gjysma e punës. Ajo që duhet të ndodhë është përfundimi kësaj pune dhe reforma të përfundojë e kështu Shqipëria të avancojë më tej”.

Në një intervistë për Top Channel ambasadori thekson çfarë “presioni pozitiv” po ushtrojnë diplomatët e huaj në vendin tonë tek partitë politike në Shqipëri për këtë reformë.

“Kërkesa është e thjeshtë. Ne duam të shikojmë këtë reformë të përfunduar dhe të zbatueshme sipas rekomandimeve të OSBE-ODIHR. Kjo është gjëja e parë e kësaj pakete. Ne dëshirojmë përfundimin e reformës me qëllimin final zbatimin në zgjedhjet e ardhshme vitin tjetër.

Puna e askujt nuk ka përfunduar për aq koha sa kjo reformë në vetvete nuk ka përfunduar. Ka vend ende për rrolin e rëndësishëm të partive politike në të gjithë këtë pasi reforma zgjedhore kërkon gjithë-përfshirje deri në përfundimin e saj, në mënyrë që të kemi zgjedhje të suksesshme në Shqipëri vitin që vjen.

Problemi është koha dhe është një problem real pasi vitin që vjen mbahen zgjedhje, keni edhe procesin e zgjerimit me BE që ka rëndësi parësore për Shqipërinë. Duam të shikojmë që partitë politike shqiptare vendosin në plan të dytë interesat e duke dhe vendosin në plan të parë interesin e Shqipërisë duke finalizuar këtë reformë, duke patur zgjedhje të suksesshme dhe gjithëpërfshirëse vitin që vjen sikurse Shqipëria të hedh hapin e radhës drejt BE.

E gjitha lidhet me vullnetin politik. Gjatë këtyre katër viteve që unë jam në Shqipëri kam parë se kur partitë politike në mënyrë të vërtetë duan të bëjnë diçka është e jashtëzakonshme ajo që arrihet. Tani është koha që partitë politike të vendosin interesin kombëtarë në plan të parë duke përfunduar një set reformash në kohë“, tha ambasadori.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.