Flet bashkëshorti i mësueses që humbi jetën : Erdhi në këmbë, pas gjilpërës iku direkt
Bashkëshorti i Anila Bazellit, mësueses 46-vjeçare që ndërroi jetë një ditë më parë në rrethana të paqarta në spitalin e Pogradecit, ka folur për mediat në lidhje me ngjarjen.
Ai është shprehur se e shoqja nuk kishte probleme të theksuara me shëndetin, por vuante vetëm nga astma për të cilën kishte marrë edhe mjekim. Sipas tij, pak sekonda pasi infermierët i kanë bërë gjilpërën, ajo ka ndërruar jetë.
“Po di që zonja ime ishte me shëndet mirë. Të akuzoj apo jo, mund të jenë organet ligjzbatuese që do marrim vendim . Di që zonja ime ka ikur nga mjekimi i pakujdesshëm. Erdhi me këmbët e saj, me tension normal. Iu bë gjilpëra, ajo mbaroi direkt për disa sekonda. Nuk ka pasur sëmundje. Pak problem me astmë. Ka pasur mjekim”, shprehet ai.
Anila Bazelli u dërgua nga familjarët në urgjencë rreth orës 19:00, pasi nuk është ndjerë mirë. Por më vonë gjendja e saj është përkeqësuar dhe ka ndërruar jetë.
Trupi i 46-vjeçares është transferuar në morgun e qytetit, por autopsia do të kryhet nga ekspertë nga Tirana, nisur edhe nga pretendimet e familjarëve.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



