E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Flet biznesmeni që iu dogj makina: Nuk jam njeri i problemeve, shteti të bëjë punën e tij
Lajme

Flet biznesmeni që iu dogj makina: Nuk jam njeri i problemeve, shteti të bëjë punën e tij

Biznesmeni i hidrokarbureve, 66-vjeçaro Ndue Pjetrushi (Noshi) ka folur pas djegies së makinës. Ai ka thënë se ka dëgjuar një shpërthim të mbytur dhe më pas ka parë makinën e parkuar jashtë oborrit të banesës në flakë.

56-vjeçari thotë se nuk ka konflikte, teksa ia la në dorë shtetit zbardhjen e ngjarjes.

“Rreth orës 4 pa 10 diçka e tillë isha në gjumë, kur kam dëgjuar një shpërthim të mbytur. Kam dalë në ballkon e kam parë makinën duke e djegur. Në moment kam lajmëruar policinë. Erdhi policia dhe zjarrfikësja dhe bën procedurat e veta.

Nuk kam asnjë konflikt me askënd, të gjithë që më njohin e dinë që nuk jam i problemeve. Unë merre me biznes në fushën e hidrokarbureve. Shteti bën punën e vet. Mund të jetë dhe zjarrvënie e qëllimshme, mund të ketë marrë dhe vetë. Atë mund ta nxjerrë vetëm hetimi.
Kamerat nuk kanë punuar, DVR ka pas probleme dhe e kam çuar për ta riparuar”, tha biznesmeni.

“Rreth orës 04:00, në Ishull Shëngjin, është konstatuar duke u djegur mjeti tip “Benz”, në pronësi të shtetasit N. P. 66 vjeç, banues në Lezhë.
Mjeti ka qenë i parkuar në anë rruge dhe për pasojë është djegur plotësisht.
Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes si dhe përcaktimin e shkakut te djegies”, njoftoi policia.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.