Bodybuilder-ja shqiptare: Ja sa i duan meshkujt femrat me muskuj
Holta, një ndër bodybuilderet më të famshme shqiptare ka qenë e ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin e Arian Çanit.
Ajo nisi pasionin për palestrën rreth tre vite më parë, ku një problem me shpinë e detyroi t’i futej rrugës së palestrës për të mos u ndalur deri në momentin që e bëri të gjithë trupin me muskuj.
E pyetur nga Arian Çani se a i pëlqejnë djemtë shqiptarë muskujt, ajo pohoi se një gjë e tillë është gati-gati e pamundur.
Shqiptarët sipas saj janë paragjykues dhe se vajzat e tilla i cilësojnë si “burra” dhe aspak “femërore”.
Ajo u shpreh:
Askush nuk e kupton dhe nuk e pranon se ky sport është pasion mbi të gjitha; ashtu siç ka vajza që merren me futboll për shembull, ashtu ka edhe të tjera që preferojnë stërvitjen intensive”.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



