E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Flet eksperti i sigurisë :  Me sulmin ndaj Berishës dështoi siguria
Lajme

Flet eksperti i sigurisë : Me sulmin ndaj Berishës dështoi siguria

Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa thotë se sulmi ndaj kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha ditën e djeshme gjatë protestës, tregoi se siguria ka dështuar.

Në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Softa u shpreh se duhet të ketë masa sigurie, pasi Berisha, por edhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta kanë pasur poste të larta shtetërore.

 “Nëse do ta quajmë incident, do ta quajmë një rast të shkëputur. Nëse do ta quajmë sulm, patjetër është analizë. Ngjarje të tilla kaq madhore, pritet të ketë situata të cilat mund të jenë të pakontrolluara dhe të paparashikuara.

 Patjetër që duhet të kishte masa sigurie, jo vetëm që ka një status të veçantë personalitetet e vendit, që kanë qenë në pozicioniet më të larta, ish-president, ish-kryeministër dhe në fund të fundit, lideri i opozitës. Unë mendoj se dështoi siguria, nuk ishte ndoshta në nivelin e vëmendjes së veçantë dhe patjetër duhet të ishte edhe Policia e Shtetit”, theksoi ai

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.