E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Flet epidemiologu: Testet serologjike tregojnë nëse Covid 19 ka qarkulluar në janar…
Publik News

Flet epidemiologu: Testet serologjike tregojnë nëse Covid 19 ka qarkulluar në janar…

Epidemiologu Erion Dasho, mbrëmjen e sotme në një intervistë me Juli Xhakoxhi në abcnews, është shprehur se fatmirësisht situata e koronavirusit në vendin tonë është nën kontroll.

Dasho ka thënë se mbështet edhe tezën e profesor Kakarriqit i cili thekson se koronavirusi në vendin tonë mund të ketë qarkulluar që në muajin janar dhe shkurt, por për këtë ai thekson se është e rëndësishme që të bëhen testet serologjike për ta vertetuar.

Epidemiologu ka theksuar se numri i të infektuarve sipas shumë studiuesve të tjerë nëpër vende të ndryshme të botës edhe në vendin tonë duhet të jetë shumë herë më i lartë se 600.

Ky ishte dhe problemi që i drusheshin të gjithë. Sa gjasë ka pasi shumë mjekë theksojnë se këto simptoma ne i kemi kaluar në janar dhe në shkurt, a ka mundësi që një pjesë e popullsisë e ka kaluar në shkurt koronavirusin?

Dasho: Unë kam ndjekur shumë kolege të mi si profesor Kakarriqin që i mëshon kësaj tezë dhe ai është një nga mendimet më të kualifikuara në Shqipëri, gjithashtu kam ndjekur dhe kolegen time Mimo. Por këto janë ato çfarë shohim, unë profesor Kakarriqit i besoj pasi ka një mendim shkencor prej vitesh por për ta vertetuar atë teze ne duhet të bëjmë testin serologjik, dhe atëhere mund të bëjmë një hipotezë se kur mund të ketë nisur tek ne. Kjo është një studim që ka vlerë studimore dhe praktike për të parë se sa është mbrojtja imunitare e popullatës për të parë nëse duhet ose jo të mbajmë këto masa. Me siguri pasi të njihet gjendja mendimi im personal pasi kam analizuar situatën në Shqipëri dhe në botë të gjithë studimet tregojnë se masat duhet të konkludojnë drejt normalitetit. Në këtë situatë që ka vendi sot me të sëmurët është luks për të mbajt këtë lloj kufizimi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.