Flet gazetari: Ja kush grabitur pronën në mes të Tiranës, te “7 Xhuxhat”
Gazetari Basir Çollaku i ftuat ne emisionin 360 grade, shprehet se pesë persona kanë grabitur me anë të korrupsionit dhe falsifikimit një pronë në mes të Tiranës, te zona e ish parkut të lojërave “7 Xhuxhat”.
Sipas Çollakut është një shkresë që Prokuoria e Krimeve të Rënda i ka dërguar Gjykatës së Krimeve të Rënda lidhur me këtë çështje. Çollaku ka lexuar shkresën e Prokurorisë duke përmendur edhe emrat e grabitësve, sipas tij, të tokës ku do ndërtohet një pallat shumëkatësh, si dhe emrat e denoncuesve.
Deklarata e Çollakut:Një pronë u është grabitur pronarëve real, akuza është një se një strukturë kriminale e organizuar pop astron paratë. Është në hetim, sëpaku deri tani janë pesë të pandehur dhe këta njerëz kanë grabitur një pronë në mes të Tiranës, tek 7-të Xhuxhat…Prokuroria e Krimeve të Rënda i ka drejtuar Gjykatës së Krimeve të Rënda një shkresë. Gjykata e Krimeve të Rënda me vendim të datës 10-janar, shkruhen se disa persona kanë grabitur. Ata që e kanë grabitur janë, Drita Hoxha, Tatjana Dauti. Bicaku dhe Zverlaci janë denoncuesit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



