E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Flet gjuhë kosovare dhe shqipe, Brikena Selmani zgjeron ‘artilerinë’
Showbiz

Flet gjuhë kosovare dhe shqipe, Brikena Selmani zgjeron ‘artilerinë’

‘Nuk di katër, por gjashtë gjuhë’

Pas polemikave që pushtuan rrjetet sociale për deklaratën e saj se “flet dy gjuhë, kosovare dhe shqipe”, Miss Grand Kosova, Brikena Selmani, ka reaguar në mënyrën më të natyrshme për të, me humor dhe autoironi.

Në një video të publikuar së fundmi, bukuroshja kosovare iu drejtua ndjekësve me një mesazh plot batuta, duke sqaruar me stil dhe shaka deklaratën që u bë virale.

“Përshëndetje për krejt shqiptarët anë e mbanë botës. Edhe po du me iu thënë se më vjen keq, po unë nuk i di katër gjuhë, por gjashtë, prishtinaliken, prizrenaliken, shqipen, kosovaren…”, u shpreh ajo me një ton ironik që shkaktoi të qeshura masive mes fansave.

Reagimi i Brikenës është pritur me shumë pozitivitet. Në komente, ndjekësit kanë vlerësuar mënyrën e relaksuar dhe karizmatike me të cilën ajo përballoi situatën, duke treguar se di ta kthejë çdo kritikë në humor.

Modelja ka dëshmuar sërish se zotëron një personalitet tërheqës dhe aftësi komunikimi që e afron me publikun. Në vend që të polemizonte, ajo e shndërroi gjithë debatin në një moment argëtues, duke fituar edhe më shumë simpati në rrjetet sociale.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.