Flet i biri i Guljelm Radojës: Ceremoninë e varrimit donta ta kishte private, pa u kryer homazhe
“Mjekët i bënë gjithçka, ministrja e Shëndetësisë më mori në telefon e më tha që nëse ne si familje do të donin ta kuronim jashtë shtetit, do ndërhynte ministria, por ne si familje menduam që të gjitha shërbimet po i kryheshin këtu në Spitalin e Durrësit ku po kurohej nga disa mjekë. Babai pësoi dy herë goditje autoimunitare.
Nuk mundi të më lërë një amanet, por ne flisinim me sy, pasi ai s’pati më fuqi të komunikonte me ne’– thotë Redi.
Ai tregon se: “Babai ishte i thjeshtë, popullor , nuk i ka pëlqyer pompoziteti e ndoshta për këtë arsye na la amanet që edhe ceremoninë e varrimit ta kishte private, pa u kryer homazhe’’.
Djali i dy artistëve, pasi nëna e tij është një violençeliste e njohur, Redi thotë se ishte babai i tij që i kërkoi të mos e ndiqte në rrugën e aktrimit. Prej disa vitesh ata banojnë në një banesë sociale të dhënë nga Bashkia pasi shtëpia ku jetuan të gjithë jetën i kaloi ish-pronarit. Dalja e pastrehë nuk u prit mirë nga familja e Guljemit.
“Nuk e thërrisnin më, brezi i tij ka patur probleme’’- thotë i biri.
“Vëmendja e qeverisë ndaj artistëve të këtij kalibri ka munguar. Nuk ka qenë e duhura’’, vijon ai.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



