E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Flet Jozefina Topalli: Problemi i PD s’është statuti, por humbja e thellë dhe kriza e lidershipit
Lajme

Flet Jozefina Topalli: Problemi i PD s’është statuti, por humbja e thellë dhe kriza e lidershipit

Kryesia e Partisë Demokratike vendosi dje që në datat 28-29 prill të mbledhë Kuvendin Kombëtar për të shqyrtuar ndryshimet statutore. Vendimi u mor në Kryesinë e selisë blu pas tre orë mbledhje, ku mori pjesë edhe kritiku i Bashës, Arben Imami. Ndërsa u vendos që një grup pune i përbërë nga Edi Paloka, Edmond Spaho, Arben Ristani, Enno Bodzo dhe Fatbardh Kadilli do hartojë ndryshimet statutore.

Por, Jozefina Topalli në një prononcim për “Report Tv”, i cilëson si farsë të gjitha lëvizjet, që sipas saj kanë vetëm një qëllim, që të bëjnë pastrimin përfundimtar të partisë nga demokratët. Ish-kryetarja e Kuvendit dhe n/kryetare e PD shprehet se partia Demokratike ka nevojë për bashkim, ndërsa Basha po thellon ndarjen. “Një farsë e re antistatuore që synon pastrimin përfundimtar të partisë nga demokratët. Ndërkohë që sic thotë Berisha, Partia ka nevoje për bashkim. Ajo që po bën Lulzim Basha është thellimi i ndarjes. Problemi i PD nuk është statuti, (sepse atë se ka respektuar kurrë Lulzim Basha) por humbja e thellë e PD, kriza e lidershipit, ilegjitimiteti dhe korruptimi i tij përballë qeverisjes më të keqe të këtyre 27 viteve” deklaroi Topalli.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.