E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Flet Muharrem Rama për përplasjen në Bashkinë e Dibrës: Jemi sulmuar nga PDIU, 4 të plagosur me shkopinj bejsbolli, dyer të thyera
Lajme

Flet Muharrem Rama për përplasjen në Bashkinë e Dibrës: Jemi sulmuar nga PDIU, 4 të plagosur me shkopinj bejsbolli, dyer të thyera

Një ngjarje e paprecedent nga ndodhur sot në mëngjes në Bashkinë e Dibrës. Në fillim u raportua se gjatë ndërhyrjes së policisë është shoqëruar edhe kryebashkiaku Muharrem Rama, por në një prononcim për News 24 kryebashkiaku me profesion kirurg tha se nuk ndodhet në polici por në spital ku po u jep ndihmën e parë të plagosurve përpara zyrës së tij. Sipas kryetarit të bashkisë, gjithçka ka nisur pasi janë pushuar nga puna, të punësuarit nga PDIU-ja në Bashkinë e Dibrës.

Ngjarja sipas Muharrem Ramës

“Ka qenë ora 09:00. Nuk kisha mbërritur në zyrë, por më lajmëruan se kanë ardhur disa ekspontente të PDIU dhe kërkojnë të takojnë kryetarin. Ishin një grup prej 30 vetësh, përfaqësues PDIU-së dhe disa të punësuar nga PDIU në Bashki.Ato kanë protestuar sepse ne kemi larguar nga puna disa përfaqësues të PDIU-së me performancë të ulët. Pikërisht ata kanë ardhur sot dhe kanë dhunuar zyrat e bashkisë. Kane thyer dyert. Nga përleshjet janë 4 të lënduar me mjete të forta. Unë jam tek spitali i Peshkopisë duke u dhënë ndihmë të dëmtuarve. Janë dëmtuar në kokë me shkopinj bejsbolli dhe tuba hekuri. Ne do ndjekim vetem anën ligjore po kryen veprime hetimore për këtë ngjarje. Disa prej tyre janë shoqëruar nga policia

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.