Flet nëna 30-vjeçare që braktisi foshnjën e porsalindur: Jam e pamartuar, familja ime
Detaje të reja janë bërë të njohura nga ngjarja e rëndë një ditë më parë (9 nëntor), në zonën e Yzberishtit në Tiranë, ku u gjet i braktisur një foshnjë e porsalindur në bodrumin e një pallati.
30-vjeçarja ka deklaruar se e ka braktisur foshnjen pasi nuk është e martuar dhe e vriste opinioni publik nëse do të kishte një fëmijë jashtë një kurore martese.
Ajo nuk ka folur për babain e foshnjes, dhe ka kërkuar mosidentifikimin e tij.
Kujtojmë se fëmija është gjetur nga policia pasi një banor i pallatit e ka dëgjuar duke qarë, dhe më pas është dërguar në spital.
Raportohet se gjendja e tij është tepër e rëndë, pasi sipas mjekëve gjendja e vogëlushit vijon të paraqitet tepër e rëndë si pasojë e hemoragjisë pulmonare dhe hipotermi.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



