Flet nipi i viktimës: Hera e dytë që e vjedhin, i njëjti autor
Duam drejtësi
Familjaret e 89-vjeçarit që humbi jetën pas dhunës së grabitësve që hynë për ta vjedhur në banesë, deklarojnë se kjo nuk është hera e parë që i moshuari bie pre e grabitjes.
Nipi i Çaush Shehajt, që mbeti viktimë, tha se daja i tij jetonte me gruan e moshuar në banesë dhe se fëmijët i kishte emigrantë në Greqi.
Ai kërkoi drejtësi.
“Jam djali i motrës. Është rasti i dytë i grabitjes. Është i njëjti person që ka bërë të njëjtën gjë. Ka shkuar një herë policia, i ka marrë ato shenjat e gishtave dhe s’u bë gjë radhën e parë. I morën çiften dhe vajtën i bënë këtë që i bën dhe sot humbi jetën nga plagët. Ai jetonte bashkë me gruan, por është e sëmur. Ka fëmijë, por janë emigrant në Greqi, ka dy djem dy vajza. Ne duam drejtësi, shteti të vërë dorë!”
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



