E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Flet oficeri malazez që dhunoi Petraq Milon në kufi: Injoronte urdhrat tanë! Kjo na bëri të humbisnim durimin
Lajme

Flet oficeri malazez që dhunoi Petraq Milon në kufi: Injoronte urdhrat tanë! Kjo na bëri të humbisnim durimin

Dhunuan zyrtarin e Partisë së Lirisë, lirohen nga burgu dy oficerët malazezë! Dëshmia e njërit prej tyre: Humbëm toruan sepse injoroi urdhrat tanë

Një video e re është publikuar nga dhunimi i zyrtarit të Partisë së lirisë dhe familjes së tij nga efektivët e policisë në doganën e Murriqanit. Mediat malazeze kanë publikuar videon në të cilët shihet sesi një prej efektivëve godet me shpullë në fytyrë Petraq Milon, sekretari për Çështjet Ekonomike dhe Financave në Partinë e Lirisë.

Policia malazeze ka nisur hetimet mbi rastin, por ende nuk është bërë me dije asnjë arsye që çoi në dhunën e ushtruar kundrejt Milos dhe familjes së tij. Policia malazeze ka nisur hetimet mbi rastin, por ende nuk është bërë me dije asnjë arsye që çoi në dhunën e ushtruar kundrejt Milos dhe familjes së tij. Mediat raportojnë se ndaj efektivit që ka dhunuar Petraq Milon kanë nisur procedurat hetimore dhe mund të merren masa si pezullim nga puna, apo edhe masa më të ashpra deri në largim nga puna.

Ndërkohë, masa për largimin nga puna pritet të merren edhe për zëvendësdrejtorin e Administratës së Policisë për Sektorin e Policisë Kufitare, Dragan Klikoovac. Për efektivët e tjerë të cilët kanë qenë të pranishëm kur ndodhi ngjarja pritet të merret masë displinore. Këto masa ende nuk janë të konfirmuara, por raportohen nga mediat. Mbi këtë rast nuk ka pasur asnjë reagim ngaPartia e Lirisë dhe autoritetet shqiptare. .

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.