E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Flet pronari: S’kam konflikte me njeri, e di gjithë Lapraka
Publik News

Flet pronari: S’kam konflikte me njeri, e di gjithë Lapraka

47 vjeçari Gjergji Llazi ka folur për mediat pasi i shpërthyen derën e shtëpisë me tritol në orët e para të mëngjesit të sotëm, në zonën e Laprakës.

Llazi ka thënë se nuk ka konflikt me asnjë person dhe sipas tij gjithë Lapraka e di se çfarë njeriu është ai.

“Unë kam qenë në gjumë me gjithë familjarët e mi. Erdhi policia, telefonin e kam pasur të fikur. Nuk kam pasur asnjë konflikt me asnjë njeri. Fuqia e shpërthimit ishte e madhe. E dëgjoi gjithë lagjia. Nuk dyshoj tek asnjë njeri, kam punuar si taksixhi, me bojëra. Lloj lloj pune. Jemi katër veta në familje. Kam deklaruar gjithçka. Nuk jam dot përgjigje për gjë tjetër. Me gjithë Laprakën shkoj mirë. S’kam pasur asnjëherë konflikte me neri. Në botë. Këta e dinë çfarë njeriu jam”, u shpreh 47 vjeçari Gjergji Llazi për mediat.

Nga shpërthimi i tritolit ka pasur vetëm dëme materiale.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.