Skafi i shqiptarëve u pikas në Gythio nga një patrullë. Disa ditë më pas ky skaf u gjet gjysmë i mbytur teksa droga e vendosur në 20 çanta udhëtimi dhe tetë pako kapte sasinë e 1.2 ton drogë me vlerë 6 mln euro. Operacioni përfundoi më 13 tetor me arrestimin e dy shqiptarëve.
Flet shqiptari i arrestuar për1,2 ton drogë: I dija cigare…
Autoritetet greke kanë “zbërthyer” një prej shqiptarëve të arrestuar në lidhje me ngjarjen e dy javëve më parë, ku u kapën 1.2 ton kanabis me vlerë 6 mln euro, të cilat po shkonin nga Shqipëria në Greqi. 26-vjeçari A.V, pranon vetëm akuzën se ka hyrë ilegalisht në Greqi. Ai thotë se mendonte se po kontrabandonte cigare dhe jo drogë. Ai rrëfen se kur e ka kuptuar është konfliktuar me kapitenin e skafit dhe bashkë me shqiptarin tjetër janë larguar derisa janë arrestuar nga Policia greke. “Unë hyra në konflikt me kapitenin kur kuptova që po transportonim hashash. Isha mjaft e frikësuar. Unë nuk kisha asnjë lidhje me transportin e drogës”, tha shqiptari.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



