E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Flet shqiptarja që ish-burri i vrau djalin
Lajme

Flet shqiptarja që ish-burri i vrau djalin

ITALI – Mariola Rrapaj, nëna e Mattias, fëmija i cili u vra nga babai i tij polak, Mirko Tumkov, ka thyer heshtjen dhe ka pranuar të flasë. Rrapaj, e cila ndodhet në gjendje shoku, ka thënë se po shkatërrohet nga dhimbja.

“Kurrë nuk do të kthehem në atë shtëpi, nuk dua të shkoj më aty. Nuk më shkon mendja se çfarë mund të kishte ndodhur atë ditë të tmerrshme atje”, tha Marjola Rapaj pas daljes nga spitali.

Mariola pas daljes nga spitali po jeton me motrën e saj dhe ka thënë se nuk është ende në gjendje që të shpjegojë atë çfarë ajo po përjeton.

“Në këtë moment dhimbjeje të madhe, nuk jam në gjendje të shpjegoj atë që ndiej”, ka thënë ajo për Il Messaggero.

Mattias, 10 vjeç, u vra nga babai i tij, Mirko Tumkov. Ngjarja e rëndë në 16 Nëntor, ku Tumkov shkoi në banesën ku ishte fëmija dhe e vrau. Më pas ai tentoi të vriste dhe veten e t’i vinte flakën shtëpisë.

Kjo tragjedi ka prekur të gjithë komunitetin e qytetit në zonën e Viterbos dhe për të ndihmuar Mariola Rrapajn ka nisur një fushatë donacionesh.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.