E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Flet  sinoptikania Lajda Porja: Kjo situatë do jetë e përkohshme
Lajme

Flet sinoptikania Lajda Porja: Kjo situatë do jetë e përkohshme

Sinoptikania Lajda Porja tha në një lidhje telefonike për “News24” se pasditja e sotme dhe mbrëmja, deri mëngjesin e të martës, do të shoqërohen nga rrebeshe shiu dhe stuhi ere.

Sinoptikania Porja deklaroi se reshjet më të dendura të shiut do të jenë në veriperëndim dhe zonat qendrore, si Shkodra, Lezha, Durrësi, Tirana dhe Elbasani. Gjithashtu, Porja theksoi se do të ketë edhe stuhi afatshkurtër të erës, që do të godasin kryesisht zonat bregdetare, në bregdetin e jugut, duke krijuar trazira në det.

 

 

“Në orët e pasdites së vonë dhe në mbrëmje do kemi shtim të reshjeve dhe rrebeshe. Situata parashikohet e paqëndrueshme dhe me reshje të dendura shiu, deri në orët e para të mëngjesit të nesërm. Më shumë reshje do të ketë në Shkodër, Lezhë, Tiranë, veri-veriperëndim dhe zonat qendrore. Do kemi dhe stuhi afatshkurtër të erës, kryesisht në zonat bregdetare, në bregdetin e jugut, që do sjellë një det të trazuar.

Kjo situatë, me reshje të dendura shiu, do jetë e përkohshme, pasi që nesër në orët e mesditës do ketë dobësim të reshjeve, që do zhvendosen vetëm në zonat malore. Reshjet më të shumta parashikohet të bien sonte, ku më të fokusuara janë zonat qendrore, Durrësi, Tirana e Elbasani, me rrebeshe e shtrëngata”, tha Porja.

Burimi:Balkanweb

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.