E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Flet sizmiologu: Deri tani 516 tërmete, çfarë pritet të ndodhë në vijim
Lajme

Flet sizmiologu: Deri tani 516 tërmete, çfarë pritet të ndodhë në vijim

Sizmologu Rrapo Ormeni ka sqaruar situatën më të fundit sizmike në vendin tonë, shoqeruar me termete qe nuk po dine te ndalen.

 

 

Ne nje prononcim per “Ora News” ai theksoi se janë regjistruar gjithsej 516 tërmete, duke shtuar se ato mund të zgjasim me ditë dhe me javë. Ormeni thotë se lëkundjet post-termike janë të zakonshme pas një tërmeti të fortë.

Ormeni: Ky tërmet ishte i një madhësie të tillë që do të ketë pasgoditjet do të vazhdojnë. Zakonisht, ky nivel magnitude, do të thotë se do të vazhdojnë disa ditë ose me javë. Në këtë drejtim, edhe gjatë natës në vazhdim ka pasur pas goditje dhe numri i tyre deri më tani ka arritur në 516. Karakteristikë ka qenë se njëra nga pasgoditjet ka qenë më e dallueshme me magnitudë 4.3, njëlloj si dy pasgoditje që kanë rënë pas tërmetit kryesor. Kuptohet që intensiteti ose numri i tyre vjen duke u zvogëluar. Pasgoditjet janë më të vogla, por ka edhe ndonjë pasgoditje më të dallueshme që ndihet nga njerëzit në zonë epicentrale dhe më gjerë.

Pyetur per situaten ne vijim dhe sa dite mund te zgjasin termetet, ai jep kete pergjigje: Pasgoditjet e këtij tërmeti do të vazhdojnë dhe mund të zgjasin me ditë por edhe me javë në varësi të tektonikës së atij vendi. Nuk ka tërmete që mund të shkaktojë dëme. Tërmetet të këtij niveli 4.2, 4.3 janë të zakonshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.