E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Fletë-arresti për Jaeld Çelën po mbahet prej 5 orësh pa ekzekutim
Lajme

Fletë-arresti për Jaeld Çelën po mbahet prej 5 orësh pa ekzekutim

Skandal në Drejtorinë e Policisë së Vlorës, e cila prej më shumë se 5 orësh nuk po ekzekuton një prej fletë-arresteve të lëshuara nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në lidhje me dosjen Tahiri-Habilaj.

Burime bëjnë të ditur  se fletë arrestet kanë mbërritur në Drejtorinë e Policisë në orët e paradites, ndërsa ai për ish-drejtorin e policisë së Vlorës, Jaeld Çela, nuk është ekzekutuar. Nuk dihen arsyet sepse policia lokale nuk ka zbatuar një urdhër të prokurorisë, aq më tepër kur bëhet fjalë për një nga çështjet më të bujshme të muajve të fundit, atë të trafikut të drogës.

 Burimet bëjnë të ditur se Çela është një nga personat që sipas prokurorisë do të hetohet për trafikun e lëndëve narkotike në lidhje me dosjen Habilaj, ku rezulton i përfshirë edhe ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.