E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Fletët e votimit sillen privatisht nga Sllovenia e çohen në Shkodër
Lajme

Fletët e votimit sillen privatisht nga Sllovenia e çohen në Shkodër

Në këtë ditë votimesh të organizuara nga Edi Rama dhe qeveria e tij, skandalet nuk kanë të sosur.

Po kjo që ka ndodhur në Shkodër është më shumë se skandal, është një shkelje e ligjit me të dyja këmbët.

Fletët e votimit në Shkodër nuk kanë kaluar fare magazinat e KQZ-së, por janë sjellë nga Sllovenia me makina private deri në Podgoricë.

Atje kanë shkuar makinat e ushtrisë dhe i kanë marrë.

Fletët as nuk janë parë dhe as magazinuar nga ana e KQZ-së, duke shkelur në mënyrë flagrante Kodin Zgjedhor.

Denoncimi i bërë nga zyrtarët e PD-së në Shkodër:

Materialet zgjedhore dhe fletet e votimit nuk kanë ardhe ne te njejten kohe. Fillimisht kane ardhe materialet zgjedhore dhe ne ora 2:10 te megjesit kane ardhe fletet e votimit.

Fletet e votimit kane ardhur privatisht nga Sllovenia ne Potgorice.

Nga Potgorica jane transportuar me mjete ushtarake dhe kane kaluar ne Doganen e Hanit te Hotit.

Nga Dogana e Hanit Hot, jane sjell direkt ne KZAZ rreth ores 2:30 te mengjesit dhe kane filluar te shperndahen ne ora 4:10 te mengjesit. Fletet e votimit nuk kane shkuar te magazinohen ne KQZ sipas Kodit Zgjedhor dhe nga KQZ te shkojne ne KZAZ.

Ky eshte nje skandal flagrant zgjedhor dhe eshte lehtesisht i verifikueshen e lidhur me transportin, Sistemin Tims, ne Dogane, ne KQZ dhe ne KZAZ.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.