E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Florian Marku, kampioni kuqezi merr një fitore të madhe në Londër
Publik News

Florian Marku, kampioni kuqezi merr një fitore të madhe në Londër

Boksieri shqiptar Florian Marku ka mbajtur ehde një herë tjetër lart flamurin kuqezi, pasi ka mposhtur në Londër boksierin anglez Rylan Charlton.

Janë dashur 8 raunde që trajneri i boksierit anglez të hidhte peshqirin dhe të dorëzohej, pasi boksieri i tij nuk po mundte t’i përballonte grushtimet e njëpasnjëshme të kampionit kuqezi.

Kjo është fitorja e tetë e Florian Markut në boks, ndërkohë që regjistron edhe një barazim në muajin dhjetor, ndërsa ende nuk e njeh shijen e humbjes.

Një fitore e madhe për boksierin shqiptar, që tashmë sheh më lart për t’u ndeshur me boksierë edhe më të rëndësishëm në Angli.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.