E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Florian Marku nuk përmbahet pas suksesit: Më jepni Amir Khan ta thyej.
Lajme

Florian Marku nuk përmbahet pas suksesit: Më jepni Amir Khan ta thyej.

Florian Marku ka mbrojtur sot titullin Ndërkombëtar IBF të peshës velter me një sukses spektakolar ku mundi Kris Xhenkins me KO në raundin e katërt. Ai menjëherë pas duelit, i lëshoi sfidën kampionit Amir Khan për një sfidë, ashtu si Konor Ben të cilin prej kohësh e ngacmon duke e ftuar për një ndeshje.

“Desha të tregoja që nuk kam ardhur me fat ku jam sot, nuk i kam fituar fansat në një ditë. Jap zemrën në ring. Të çarën e kam për gjuajtjen me kokë. Por sot kam bërë një ndeshje më të mirë se kundërshtari. Po mësoj ende, jam duke boksuar vetëm prej 3 vitesh. Me jepni Amir Khan, do e thyej. A e do turma Amir Khan?

Të them të vërtetën e nisa me vrull raundin se e çara mund të ishte e madhe dhe mund të më ndalte gjyqtari dhe e shtova ritmin. E dija që kisha 10 raunde, sot tregova diçka që kam mësuar.

Askush nuk mund ta ndalë në katër raunde Xhenkins. Më tregoni një, nuk ia ka bërë askush këtë që i kam bërë unë.

Sfida nga Kris Kongo? Mos më përmendi këto emra, kur isha në rrugën time, këto po më evitonin të gjithë. Tani që bëj zhurmë, të gjithë duan të ndeshen. Më jepni djalin e Najxhëll Ben, Bruk, Amir Khan, më jepni një nga këta për t’u ndeshur”, tha Marku pas suksesit.

NDESHJA

Ora 22:57 – Breshëri grushtesh e Markut në fillimin e raundit të katërt dhe detyron gjyqtarin të ndalë ndeshjen pasi kundërshtari i tij  nuk ishte më në gjendje të vazhdonte. KO për Markun dhe fitorja e 11.

Ora 22:55 – Marku mbyll raundin e tretë në sulm, por me një të çarë në ballë pas një goditje me kokë të kundërshtarit.

bandicam 2022-04-02 22-54-48-083

Ora 22:50 – Raundi i dytë sheh Markun në sulm, duke tentuar vazhdimisht goditjet në kokë ndaj kundërshtarit, i cili përqendrohet më shumë në goditjet në trup.

Ora 22:45 – Shkëmbime mes të dy boksierëve në raundin e parë, me uellsianin i cili shfaqet menjëherë agresivë ndaj Markut.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.