Floriana Garo: Do t’i japim fund dëshpërimit!
Zëdhënësja e fushatës së PD, Floriana Garo thotë se Shqipëria ka pagat më të ulëta në Evropë. Sipas saj, në tetë vjet, vendi ynë ka bërë hapa mbrapa, duke shtuar se më 25 prill do t’i jepet fund dëshpërimit.

DEKLARATE E ZEDHENESES SE FUSHATES SE PD, FLORIANA GARO
Te dashur qytetare,
Per 8 vitet e shkuara ne kemi pare sesi vendet fqinje prane nesh kane lulezuar!
Kemi pare sesi vendet me nje fillim te ngjashem si ne si Kosova dhe Mali i Zi po bejne nje progres te konsiderueshem ne cdo fushe.
Qe nga rritja e pagave minimale tek zhvillimi i turizmit, ekonomia e fusha te tjera te rendesisshme.
Ne keto 8 vite ne kemi hedhur hapa mbrapa per tu listuar si vendi i fundit ne Europe ne shume fusha:
Pagat minimale me te uleta ne Europe jane pikerisht ne Shqiperi, ne kemi nje sistem taksimi te prapambetur, nje turizem ne regres, te rinj qe ndjejne lodhje shpirterore e mendore.
Ka vetem nje arsye per kete boshllek mes nesh dhe fqinjeve tane. Nje qeveri qe per ta funksionon dhe per ne jo.
Edi Rama dhe premtimet e tij boshe qe kane sjelle deshtim ne Shqiperi.
Ne me shume pak sesa 8 dite, ne do te kemi rast per ti dhene fund ketij deshperimi qe na kapluar.
Te gjithe ne, duhet te shkojme e te votojme numrin 9 per Partine Demokratike dhe Aleancen per ndryshim per te risjelle shpresen. Shqiperia fiton!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



