Fluks nga Kosova drejt bregdetit shqiptar
Radhë kilometrike në pagesën e Kalimashit
Edhe këtë fundjavë shqiptarët e Kosovës kanë zgjedhur bregdetin shqiptar si destinacionin kryesor të pushimeve.
Në pikën kufitare të Morinit është shënuar një fluks i lartë lëvizjesh, por falë marrëveshjes ndërqeveritare për kalimin pa kontroll gjatë sezonit turistik, qytetarët po kalojnë pa vonesa në doganë.
Megjithatë, pengesa kryesore ka qenë sërish te trau i pagesës në autostradën e Kalimashit, ku janë krijuar radhë kilometrike. Pamjet e mëngjesit të sotëm tregojnë qindra automjete të bllokuara në pritje, duke sjellë pakënaqësi te udhëtarët.
Sipas të dhënave zyrtare nga PKK Morinit, vetëm në 24 orët e fundit kanë hyrë në Shqipëri mbi 20 mijë shtetas nga Kosova, ndërsa më shumë se 4 mijë qytetarë kanë kaluar vetëm gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm.
Ky fluks pritet të vijojë edhe gjatë orëve në vijim, duke e konfirmuar bregdetin shqiptar si një nga zgjedhjet kryesore të pushuesve kosovarë për fundjavë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



