E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FNSH dhe RENEA ,kontrolle me mjete të blinduara te vila e ”të fortit” të Niklës
Lajme

FNSH dhe RENEA ,kontrolle me mjete të blinduara te vila e ”të fortit” të Niklës

Një aksion i FNSH-së dhe forcave RENEA është zhvilluar në orët e para të mëngjesit të sotëm në zonën e Niklës në Krujë. Kontrollet janë fokusuar kryesisht në banesat e grupit të Niklës, ndërsa në aksion janë përfshirë dhe një sërë mjetesh të blinduara.

Mësohet se një nga vilat që është kontrolluar është dhe ajo e Flamur Hakës, i cili njihet ndryshe dhe si koka e bandës së Niklës, nga ku kanë pasuar një sërë krimesh të rënda.

Mësohet se ky operacion po drejtohet nga vetë Ardi Veliu, drejtuesi i Policisë së Shtetit. Burime bëjnë me dije se ka pasur disa urdhër-kontrolle që janë lëshuar nga ana e prokurorisë së krimeve të rënda për kontrolliun e këtyre banesave për drogë dhe për armë.

Derimë tani raportohet se është shoqëruar dhe vetë Flamur Haka, ndërsa është sekuestruar një automjet i blinduar. Dyshimet e policisë janë se municionet e këtij grupi nuk janë fshehur në banesa po në vende të tjera, që mund të kenë shërbyer si magazina.

Kujtojmë se nga ky grup janë arrestuar në vitin 2016  8 persona të cilat akuzohen ër një sërë veprash si “vrasje me paramendim”, e mbetur në tentativë, “Shkatërrim prone me eksploziv, “Vjedhje me dhunë”, “Armëmbajtje pa leje” dhe “Prodhim e shitje lëndësh narkotike”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.