E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FNSH e RENEA bastisin kompleksin Olso në Vlorë
Lajme

FNSH e RENEA bastisin kompleksin Olso në Vlorë


Forcat RENEA dhe ato të Ndërhyrjes së Shpejtë po zhvillojnë një aksion në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë mëngjesin e sotëm.

Një prej komplekseve të banimit në Lungomare, i njohur si kompleksi “Oslo” është rrethuar gjatë natës dhe vijon të jetë nën kontrollin e policisë.

Gjatë aksionit po kontrollohen banesat, si edhe persona të dyshuar për precedentë kriminalë.

Forca të shumta policore kanë rrethuar zonën dhe po kryejnë kontrolle të detajuara. Monitorimi po bëhet edhe me dron nga ajri për të mbuluar të gjithë perimetrin e zonës së Ujit të Ftohtë.

Aksioni policor vijon.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.