E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Foli me burrin e tezes “shko merr 10 mijë eurot”
Lajme

Foli me burrin e tezes “shko merr 10 mijë eurot”

Gjykata për Krime të Rënda ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Leandro Pana, personi qe shihni ne foton me poshte, i arrestuar një ditë më parë në kuadër të operacionit “Korinthos”, ku nje 31 vjecar nga Tirana u mor peng ne Greqi per 24 ore, me kanosjen e dhenies ne kembim te lirise se shumes prej 10 mije eurosh. Prokuroria ka pretenduar se Pana ka qenë bashkëpunëtor me 4 personat e tjerë në Greqi.

 

 

leandro pana23

Sipas organit të akuzës, 24-vjeçari është përgjuar teksa bisedon me burrin e tezes Hemal Noka ku i thotë se “do shkosh të marrësh 10 mijë euro vëllait të Jetmir Terrollarit pasi ja kishte atij borxh”, raporton abcnews.

Pretendimi i avokatit është se klienti i tij nuk ka patur aspak dijeni për këtë grabitje. Në këtë operacion janë arrestuar 5 shtetas të dyshuar si autorë të pengmarrjes së një shtetasi, 4 të tjerët janë arrestuar në Greqi.

korinthos1

Në Korinthos të Greqisë, këta persona për motive të dobëta kishin marrë peng një shtetas nga Tirana, Jetmir Terollari, dhe i kërkonin 10.000 euro për ta lënë të lirë.

Këta persona akuzohen për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë“ e kryer në bashkëpunim.

Rrembimi 

Jetmir Terrollari, është 31- vjeçari nga Tirana që u mbajt peng dhe u dhunua për 24 orë në një banesë në Greqi, duke i kërkuar dorëzimin e 10 mijë eurove.

Ai ishte nisur nga Shqipëria drejt Greqisë pas një telefonate që i ka bërë e dashura e tij, shtetasja me inicialet H. M., e cila i ka thënë të shkonte atje pasi kishte gjetur punë për vete dhe për atë, madje edhe shtëpi.

korinthos

Terrollari është nisur dhe në momentin që ka arritur në vendin e quajtur Lutraki, të Korinthos në Greqi, më 22 gusht, ka qëndruar te stacioni i autobusëve për të pritur të dashurën e tij.

Aty ishte vendi që ata e kishin lënë të takoheshin. Por, në vend të saj, para tij ka ndaluar nja makinë, të cilën sipas Policisë greke e drejtonte shtetasi me inicialet Xh. N., 49 vjeç, i cili e ka marrë me forcë, e ka hipur në makinë dhe më pas e ka dërguar në një banesë në zonën e Nemea të Korinthos.

Më pas, në shtëpinë ku atij iu hoq në mënyrë të paligjshme liria, kanë mbërritur edhe personat e tjerë të përfshirë në ngjarje, të cilët e kanë dhunuar duke i kërkuar 10 mijë euro për ta liruar. Paratë ata ia kërkonin vëllait të tij, nëpërmjet shtetasit 24-vjeçar L. P., i cili ishte bashkëpunëtori i tyre në Tiranë.

Me këtë person ata kanë pasur komunikime të vazhdueshme, në mënyrë që të linin takimin me vëllanë e pengut për të marrë shumën prej 10 mijë eurosh. Por telefonatat që ata kanë bërë me njëri-tjetrin, kanë sjellë zbulimin e vendndodhjes ku mbahej pengu.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.