Fondet IPARD-it përfundojnë në Gjykatën Kushtetuese
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë lidhur me mosmiratimin nga Komisioni Hetimor i Kuvendit për kontrollin e ligjshmërisë dhe administrimin e fondeve të programit IPARD II në sektorin e bujqësisë.
PD argumenton se vendimi i mazhorancës për të rrëzuar kërkesën e opozitës përmes votës politike minon rëndësinë kushtetuese të rolit të deputetëve opozitarë. Sipas PD, kjo e bën funksionimin e deputetëve jo vetëm të papërfillshëm, por krijon një imazh të rremë të normalitetit parlamentar, duke cenuar rregullat dhe standardet minimale të demokracisë parlamentare. Partia nënvizon se kjo situatë jo vetëm vendos në dyshim nevojën për prezencën e opozitës në Kuvend, por dëmton edhe interesin publik, pasi deputetët nuk mund të ushtrojnë përgjegjësitë dhe funksionet e tyre.
Kërkesa është firmosur nga Sali Berisha, Gazment Bardhi, Oerd Bylykbashi, Elda Hoti, Gent Strazimiri, Saimir Korreshi, Flamur Noka, Tomorr Alizoti, Eno Bozdi, Albana Vokshi, Luan Baçi dhe deputetë të tjerë të Partisë Demokratike.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



