Forca e ligjit”/ Fieri në “dorë” të tre femrave dhe një mashkulli
5 prokurorët që hetojnë në Tiranë (Emrat)
Apr 27, 2018
Janë përzgjedhur 5 Prokurorët në Tiranë të cilët do jenë pjesë e Task Forcës Speciale “Forca e Ligjit” e krijuar mbi bazën e marrëveshjes Marku-Xhafaj.
Prokurorët e përzgjedhur janë Marjola Mertiri, Ndin Tavani, Daniela Sulaj, Anisa Cilimi dhe Afërdita Ndoj.
Prokurorët pjesë e strukturës “Forca e Ligjit” pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë do të përballen në vazhdimësi me krimin e organizuar, korrupsionin dhe veprat e tjera të rënda penale.
Puna e tyre do të përqendrohet në pastrimin e parave, korrupsionin, shpërdorimin e detyrës nga zyrtarët shtetërore, trafiqet e paligjshme dhe ndaj krimit të organizuar.
EMRAT/ Fieri në dorë të tre femrave, zbulohet kush do luftojë korrupsionin dhe krimin
Tre prokurore femra janë pjesë e Task Forcës Speciale “Forca e Ligjit”, të cilat duhet të hetojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar në nivele të larta në Fier.
Gazetari Ervis Kuci raporton për “BalkanWeb” se është vendosur që tre femra të jenë pjesë e strukturës “Forca e Ligjit” pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, të cilat do të përballen në vazhdimësi me krimin e organizuar, korrupsionin dhe veprat e tjera të rënda penale.

Nga 5 kandidatë, përfundimisht është vendosur që tre prokuroret të cilat do të duhet të kërkojnë arrestimin e zyrtarëve të korruptuar në rrethin e Fierit janë; Suela Beluli, Ervisa Hyka dhe Englantina Shehu.
Nga burime pranë organit qendror të akuzës është mësuar se puna e tyre do të përqendrohet në pastrimin e parave, korrupsionin, shpërdorimin e detyrës nga zyrtarët shtetërore, trafiqet e paligjshme dhe ndaj krimit të organizuar.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



